Politike

Lokalet 2023/ VOTON kandidati i koalicionit 'BF' në Lezhë, Gjoni: Ka patur shumë shantazhe gjatë natës

Pas votimit, ai ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka ngritur akuza ndaj kundërshtarit duke u shprehur se gjatë natës ka patur shantazhe dhe qarkullim. 

14 Maj 2023, 17:01 Nga a.l
Lokalet 2023/ VOTON kandidati i koalicionit 'BF' në Lezhë,
Pashk Gjoni

LEZHË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni ka votuar pranë Pallatit të Kulturës. Pas votimit, ai ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka ngritur akuza ndaj kundërshtarit duke u shprehur se gjatë natës ka patur shantazhe dhe qarkullim. 

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.    

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll