Politike

Vorë/ Persona të pautorizuar në qendrat e votimit, policia mbikëqyr godinat

Mësohet se deri tani në Vorë deri ka pasur një pjesëmarrje prej 29.33% dhe kanë votuar 4770 persona nga 16261 gjithsej.

14 Maj 2023, 15:31 Nga a.l
Vorë/ Persona të pautorizuar në qendrat e votimit, policia
Foto ilustruese

TIRANË- Persona të pautorizuar janë raportuar në qendrat e votimit në Vorë. KZAZ ka kërkuar largimin e tyre nga qendrat e votimit. Policia ndodhet jashtë godinës, ku po zhvillohet procesi i votimit për të shmangur pjesëmarrjen e personave pa autorizim. 

Mësohet se deri tani në Vorë deri ka pasur një pjesëmarrje prej 29.33% dhe kanë votuar 4770 persona nga 16261 gjithsej.

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll