Politike

Kandidati i PD-së për Dibrën shkon në një qendër votimi, largohet pasi njoftohet policia

Kryetari i Partisë Demokratike për Dibrën, Ilir Krosi së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ismail Uka dhe Çlirim Gjatën kanë shkuar në një qendër votimi në shkollën “Myslym Shehu".

14 Maj 2023, 15:31 Nga m.s
Kandidati i PD-së për Dibrën shkon në një qendër
Ilir Krosi

DIBËR- Kandidati i Dibrës ka shkuar në një qendër votimi, por është larguar pasi është njoftuar policia. Më konkretisht, kryetari i Partisë Demokratike për Dibrën, Ilir Krosi së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ismail Uka dhe Çlirim Gjatën kanë shkuar në një qendër votimi në shkollën “Myslym Shehu".

Ata janë fotografuar teksa hyjnë brenda ambienteve të qendrës së votimit, por janë larguar pasi është njoftuar policia.

Edhe më herët ka pasur raportime të tilla në radhët e demokratëve. Deputeti Flamur Noka si edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë" për Elbasanin, Luçiano Boçi janë parë në ambientet e disa qendrave të votimit në këtë qytet.

ilir krosi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll