Politike

INCIDENTET- Punonjësit e bashkisë në qendrat e votimit/ Alimehmeti: Njerëzit po pengohem qëllimisht që të mos votojnë

Në një deklaratë për media, Alimehmeti shprehet se nëpër qendrat e votimit ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë, parregulli dhe vonesa 2-3 orëshe për shkak të problemeve të hasura me pajisjet elektronike, për të cilat ai shprehet se janë të qëllimshme për të ndaluar qytetarët të votojnë. 

14 Maj 2023, 15:00 Nga a.l
INCIDENTET- Punonjësit e bashkisë në qendrat e votimit/
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Drejtuesi i listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti ka reaguar lidhur me problemet në procesin e votimit, incidentet dhe përplasjet. Në një deklaratë për media, Alimehmeti shprehet se nëpër qendrat e votimit ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë, parregulli dhe vonesa 2-3 orëshe për shkak të problemeve të hasura me pajisjet elektronike, për të cilat ai shprehet se janë të qëllimshme për të ndaluar qytetarët të votojnë. 

DEKLARATA E PLOTË: 

DEKLARATË PËR MEDIA E DREJTUESIT TË LISTËS SË KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN BASHKIAK TIRANË, DR ILIR ALIMEHMETI

Përshëndetje!

Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë.

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë.

E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht.

Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet. 

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll