Politike

ZGJEDHJET/ Të burgosurit në Fier ushtrojnë të drejtën për të votuar, deri më tani votojnë 420 të dënuar

Deri në këtë orë, nuk është raportuar ndonjë incident në procesin e votimit.

14 Maj 2023, 14:52 Nga a.l
ZGJEDHJET/ Të burgosurit në Fier ushtrojnë të drejtën
Foto ilustruese

FIER- Të drejtën e votës për zgjedhjet për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit e kanë ushtruar edhe të dënuarit në burgun e Fierit. 

Deri më tani në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë 420 voties nga të cilët deri pas mesdite kanë votiar 132 të dënuar.  Mësohet se qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe të dënuarit marrin pjesë në votim nëpërmjet votimit elektronik. Deri në këtë orë, nuk është raportuar ndonjë incident në procesin e votimit.

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.  

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll