Politike

Zgjedhjet/ Yuri Kim 'inspekton' ecurinë e procesit në Vlorë: Asnjë qytetar të mos shesë votën (VIDEO)

Kim është parë teksa futej brenda qendrës së votimit, duke biseduar me komisionerët në qendrën e votimit.

14 Maj 2023, 14:58 Nga A.B
Zgjedhjet/ Yuri Kim 'inspekton' ecurinë e procesit në
Yuri Kim

VLORË- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka vëzhguar nga afër ecurinë e procesit të zgjedhjeve. Kim është parë teksa futej brenda qendrës së votimit, duke biseduar me komisionerët në qendrën e votimit.

'Kam qënë në Nivicë dhe në Selenicë. Asnjë qytetar të mos shesë votën dhe asnjë nuk duhet ta blejë votën. Të gjithë duhet të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë. Votuesi duhet të jetë i lirë për të shprehur vullnetin e tij. Do jem e pranishme në shumë qytete të tjera. Do ketë shumë vëzhgues në zgjedhje.'- tha Kim.

Sot shqiptarët po votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive. /Dosja.al

yuri kim zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll