Politike

"Vendoret"/ Ambasada amerikane "inspekton" zgjedhjet: Shqiptarët të marrin pjesë, autoritetet të sigurojnë që procesi zgjedhor të jetë transparent

Në njoftimin e bërë nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, bëhet me dije se ambasadorja ka kërkuar që të raportohet çdo incident të mundshëm pavarësisht përkatësisë politike. 

14 Maj 2023, 15:21 Nga DOSJA
"Vendoret"/ Ambasada amerikane "inspekton" zgjedhjet:
Ambasadorja amerikane në monitorim në Vlorë

VLORË- Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka qenë e pranishme ditën e sotme në Vlorë, ku ka vëzhguar procesin zgjedhor. Në njoftimin e bërë nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, bëhet me dije se ambasadorja ka kërkuar që të raportohet çdo incident të mundshëm pavarësisht përkatësisë politike. 

"Ekipet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Ambasadës së SHBA janë në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët ushtrojnë të drejtën e tyre më themelore demokratike - për të votuar. Ne i nxisim shqiptarët të marrin pjesë dhe autoritetet të sigurojnë që procesi zgjedhor të jetë transparent, i lirë dhe i sigurt,"-shkruhet në postimin e bërë nga Ambasada Amerikane. 

yuri kim monitorim ne vlore zgjedhjet 14 maj 2023

Sondazh

Poll