Politike

5 fleta votimi të pavlefshme, i la shenjë pas fletës, justifikohet komisionerja: Ngeli nga vula, do i hiqja, por e kisha mbarë t'i fusja poshtë tavolinës

Në momentin që i fut poshtë tavolinës, ul mbulesën dhe më pas tenton që të sillet si normalisht.

14 Maj 2023, 15:17 Nga k.m.
5 fleta votimi të pavlefshme, i la shenjë pas fletës,
Kryetarja e Komisionit

TIRANË- Kryetarja e Komisionit tek qendra e votimit te Kongresi i Manastirit ka fshehur fletët e votimit poshtë tavolinës. Në momentin që i fut poshtë tavolinës, ul mbulesën dhe më pas tenton që të sillet si normalisht. Më pas, ajo u justifikua dhe tha se shenja pas fletës së votimit kishte mbetur nga vota.


"Kur është vendosur vula, janë kapur pa dashje dhe janë fshirë gishtat. Asgjë tjetër. E kisha për mbarë t'i fusja këtu se nuk u çova dot. Tani do i merrja dhe do i çoja. Se kështu e kisha për mbarë,"-u justifikua ajo. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll