Politike

Voton kreu i Nismës Thurje, thirrja e Shabanit për qytetarët: Votoni! Këtë mundësi nuk do e keni javën tjetër

Kryetari i 'Nismës Thurje' i bën thirrje votuesit që të shkojnë në votime, pavarësisht motit që ka pushtuar ditën e sotme.

14 Maj 2023, 14:54 Nga A.B
Voton kreu i Nismës Thurje, thirrja e Shabanit për qytetarët:
Endrit Shabani

TIRANË- Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, votoi ditën e sotme në lagjen 'Ali Demi', nga ku i bëri thirrje qytetarëve që të marrin njerëzit e afërm dhe të shkojnë të votojnë.

Sot është dita kur qytetarët marrin në punë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Bashkiak dhe në administrimin e bashkisë. Është një mundësi që vjen vetëm një herë në katër vite, prandaj nuk duhet neglizhuar”- tha Shabani.

Më tej ai shton:

“Sot është vërtetë ditë me shi, por dielli do të dalë sërish javës tjetër, pasi pranvera po vjen. Ndërsa këtë mundësi nuk do ta kesh më javën tjetër” theksoi ai, duke inkurajuar votuesit që të shkojnë në votime, pavarësisht motit ditën e sotme.

Ditën e sotme, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votes. 122.545 persona votojnë për herë të parë. 5213 qendra votimi janë të hapura në 61 bashkitë e vendit. Qytetarët zgjedhin kryebashkiakun dhe Këshilltarët për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al

endrit shabani

Sondazh

Poll