Politike

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' dhunoi qytetarët? Baçi: Lajme fallco, kandidatja Bufi sajon histori të pa qena

Baçi paralajmëroi se kushdo që shpif me dashje do të përballet me gjyq. 

14 Maj 2023, 14:18 Nga A.B
Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' dhunoi qytetarët?
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka hedhur poshtë pretendimet se kandidati i 'Bashkë Fitojmë', Erdit Hazizaj, dhunoi dy persona brenda qendrës së votimit. Ai ka ndarë lajmin e postuar në 'Top Channel', për të cilin thotë se është i trilluar, pasi nuk është aspak i vërtetë. Ai shton se ishte i ulur në tavolinë me Hazizajn kur mësuan se kishte ndodhur një konflikt që përfshinte edhe kandidatin e 'BF'. Baçi paralajmëroi se kushdo që shpif me dashje do të përballet me gjyq. 

POSTIMI

Top chanel, gënjen! Unë kam qene ne Rroskovec ulur ne tavoline me Erdit Hazizaj kur mesuam, se nje konflikt i castit pa kurrfare lidhje me Erdit Hazizaj, kishte ndodhur!

Frika e kandidates Bufi dhe rilindjes nga humbja e sigurt, ben qe te sajojne historira te pa qena! Eshte ne turpin e top chanel dhe cdo media tjeter, qe fabrikon dhe fallcifikon, lajme te tilla per te demtuar kandidatin fitues Erdit Hazizaj! I garantojme se do te perballen ne gjyq, per shpifje dhe dizinformim me dashje te publikut!

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 luan baci

Sondazh

Poll