Politike

Edhe njëherë nga selia, Berisha THIRRJE qytetarëve: Votoni!

Sali Berisha tha se i garanton qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces e që qytetarët të votojnë si njerëz të lirë.

14 Maj 2023, 14:16 Nga k.m.
Edhe njëherë nga selia, Berisha THIRRJE qytetarëve: Votoni!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në votime. Në një deklaratë nga selia e tij, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se i garanton qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces e që qytetarët të votojnë si njerëz të lirë.

"Së pari, jam këtu për të falenderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin. Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme. Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët që nga ora shtatë e mëngjesit deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Kanë kryer një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre. Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre. Së fundmi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Kjo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti, është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë. Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë votën dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën!,"-tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll