Politike

ZGJEDHJET/ Tomorri: KQZ raporton pjesmarrje për një numër shumë më të madh qendrash votimi se në vitin 2021

Tomorri tha se këtë vit KQZ raporton pjesmarrjen në kohë reale për një numër shumë më të madh qendrash votimi se në vitin 2021. 

14 Maj 2023, 14:12 Nga A.B
ZGJEDHJET/ Tomorri: KQZ raporton pjesmarrje për një numër
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një 'llogari' për pjesmarrjen e deritanishme në zgjedhjet lokale në vend. Përmes një postimi të bërë në 'Facebook', Tomorri tha se këtë vit KQZ raporton pjesmarrjen në kohë reale për një numër shumë më të madh qendrash votimi se në vitin 2021. 

'Me pak fjale pjesemarrja eshte koke me koke me vitin 2021 dhe nese do te ruhet ky trend ka mundesi qe shifra kete here te jete edhe me e larte. Ndaj ai krahasimi mund te jete pak keqinformues.'- shkruan ndër të tjera Tomorri.

POSTIMI:

Dy llogari per pjesmarrjen

Ka nje klecke tek kjo puna e pjesmarrjes qe raportohet. Kete vit KQZ raporton pjesmarrjen ne kohe reale per nje numer shume me te madh qendrash votimi se ne vitin 2021. Psh pjesmarrja 23.2 per qind qe raportohet deri ne oren 13 eshte per 2640 qendra votimi nga 5213 qendra votimi qe jane ne total ne te gjithe vendit. Per te njejten ore ne vitin 2021 raportohej pjesmarrja vetem per 84 qendra votimi nga 5213 ne total.

Me pak fjale, krahasimi i pjesmarrjes ne keto zgjedhje me ato te 2021 mund te jete keqinformues. Ne keto kushte ka nje metode me te mire per te vleresuar se cfare po ndodh me pjesmarrjen. Sipas KQZ, ne vitin 2021 e kishin emrin ne listat e votimit 3 milione e 588 mije vete. Nga keta votuan deri ne mbyllje te procesit 1 milione e 662 mije vete.

Sipas KQZ ne vitin 2023, deri tani ne 2640 qendrat per te cilat raportohen te dhenat kane votuar 440 mije vete nga 1 milione e 898 mije vete qe kane emrin ne lista. Nese e shumezon me 2, pra po te supozosh qe edhe ne 2600 e qendrat e tjera per te cilat nuk raportohen te dhena eshte pak a shume e njejta pjesmarrje, atehere rezulton se deri ne oren 1 te kene votuar 880 mije vete ne te gjithe vendit.

Me pak fjale pjesemarrja eshte koke me koke me vitin 2021 dhe nese do te ruhet ky trend ka mundesi qe shifra kete here te jete edhe me e larte. Ndaj ai krahasimi mund te jete pak keqinformues.

klodian tomorri zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll