Politike

Vijon procesi i VOTIMIT/ Çfarë ka ndodhur deri më tani, nga incidentet dhe përplasjet, pikat kryesore nga zgjedhjet (ZHVILLIMET)

Vijon procesi i votimit në 61 bashkitë në vend. Dosja.al sjell zhvillimet e fundit nga incidentet në disa bashki, dhe pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit. 

14 Maj 2023, 14:12 Nga a.l
Vijon procesi i VOTIMIT/ Çfarë ka ndodhur deri më tani, nga
Zgjedhjet lokale

Vijon procesi i votimit në 61 bashkitë në vend. Dosja.al sjell zhvillimet e fundit nga incidentet në disa bashki, dhe pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit. 

Pikat kryesore nga ora 11:00 deri në orën 13:00 

 -Deri në orën 13:00 kanë marrë pjesë 23.2% e votuesve nga raportimet që janë bërë nga 2639 nga 5213 QV në total. Gjithsej kanë votuar 440.370 votues, nga 1.898.349 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.  

-Disa incidente dhe përplajse janë raportuar në disa bashki të tjera, më konkretisht në Durrës, ku nga qendra e votimit janë larguar personat e paautorizuar ndërsa një person është dhunuar në qendrën '1430-2'. Poashtu përplasje janë raportuar edhe në qendrën e votimit në fshatin Zvezdë të Maliqit. Në Lezhë një qytetar ka filmuar procesin e votimit dhe më pas e ka shpërndarë në rrjete sociale. Incidentet e tjera janë raportuar në Bradashesh, Shkodër, Zall Herë, Roskovec. 

-Banorët e Grabovës bojkotojnë masivisht votimet. Radhë të shumta në Himarë, qytetarët janë dyndur për të votuar. Po ashtu pjesëmarrje masive të qyterave ka patur gjithashtu në qendrat e votimit në Dibër, Mta, Klos, Bulqizë. 

-Figuriat politike që kanë votuar nga ora 11:00 deri tani janë, Sotiraq Filo në Korçë, Bardh Spahia në Shkodër, Zija Ismaili në Berat, Arlin Qorri në Tiranë, Emirjana Sako, Niko Peleshi. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll