Aktualitet

Korçë/ Polici tentoi të fuste karikatorin me fishekë në burg, ndalohet gjatë kontrollit

Raportohet se punonjësi i policisë i ndaluar, ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë

14 Maj 2023, 12:37 Nga m.s
Korçë/ Polici tentoi të fuste karikatorin me fishekë
burgu i Drenoves

KORCË- Një punonjës i policisë në IEVP Drenovë, ka tentuar që të fusë karikatorin me fishekë në burg. Polici Etjen Gjata, është ndaluar gjatë kontrollit pasi ka patur karikatorin e pistoletës të mbushur, gati për t’u futur në ambjentet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur gjate paradites. Raportohet se punonjësi i policisë i ndaluar, ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë. Ende nuk ka informacione të sakta përse ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambjenteve të burgut. Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.

burgu drenoves polic etjen gjata

Sondazh

Poll