Aktualitet

Lëndë narkotike, vjedhje dhe dhunë në familje/ Arrestohen 5 persona në Tiranë

Gjithashtu shtetasi me iniciale I.S 38 vjeç, banues në Krujë është ndaluar nga policia e Tiranës për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrive. Për 38-vjeçarin është vendosur masa arrest me burg.

14 Maj 2023, 10:10 Nga f.i
Lëndë narkotike, vjedhje dhe dhunë në familje/ Arrestohen 5
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 5 persona për vepra të ndryshme penale. Një 48-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Gjithashtu shtetasi me iniciale I.S 38 vjeç, banues në Krujë është ndaluar nga policia e Tiranës për kultivim të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrive. Për 38-vjeçarin është vendosur masa arrest me burg. Një shtetas tjetër është arestuar nën akuzën e vjedhjes ku 62-vjeçari me iniciale R.L ka vjedhur disa bizhuteri.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. G., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin I. S., 38 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata se Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe ''Vjedhja e energjisë elektrike''.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. L., 62 vjeç, pasi ka vjedhur disa bizhuteri, në një dyqan në rrugën "Myslym Shyri". Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. K., 70 vjeç, që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 5 persona në tiranë

Sondazh

Poll