Aktualitet

Probleme me pajisjet e leximit elektronik të kartave në Dibër, Kryetari i KZAZ: Ka radhë të qytetarëve, nuk varet nga ne po nga KQZ-ja

Kryetari i KZAZ, Nr. 19 Dibër, Mirjan Kaloshi pohon se mbi 60 % e pajisjeve në 99 qendra votimi nuk punojnë.

14 Maj 2023, 10:26 Nga m.s
Probleme me pajisjet e leximit elektronik të kartave në Dibër,
Mirjan Kaloshi

DIBËR- Në Dibër janë hasur problematika me pajisjet e leximit elektronik të kartave. Kryetari i KZAZ, Nr. 19 Dibër, Mirjan Kaloshi pohon se mbi 60 % e pajisjeve në 99 qendra votimi nuk punojnë.

Ai tha se komisionerët e emëruar nga KZAZ janë paraqitur, por problemi qëndron në pajisjet Pay, sepse në shumicën e pajisjeve Pay nuk pasqyrohen të dhënat e listës së zgjedhësve. Qytetarët kanë shkuar për të votuar, e tashmë janë në pritje të zgjidhjes së problemit. Sipas Mirjan Kaloshit, ky është një problem i KQZ dhe se situata nuk varet nga ta.

“Nga ana e komisionerëve janë paraqitur ata që janë emëruar nga KZAZ, por problemi në të gjitha qendrat e votimit ka rezultuar në pajisjet Pay sepse në shumicën e pajisjeve Pay nuk pasqyrohen të dhënat e listës së zgjedhësve.

Sipas ligjit, janë të detyruar tre orë të presin. Ka radhë të qytetarëve që presin, ky është problem i KQZ-së, nuk varet nga ne. Shumë nga operatorët ose komisionerët raportojnë për problematikën, por nuk iu përgjigjen operatorët e KQZ-së për problematikën. Mbi 60 për qind e tyre nuk punojnë, kjo varet nga KQZ. Duhet të presin 3 orë, pastaj të votohet manualisht”, tha Mirjan Kaloshi.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll