Aktualitet

INCIDENT- Përplasje mes komisionerëve në Kombinat, kapet në flagrancë një person duke fotografuar votat

Ky nuk është rasti i vetëm i përplasjeve në këtë proces. Edhe në Durrës, Dosja.al raportoi se kishte përplasje mes mbështetësve të 'Bashkë Fitojmë' dhe të Partisë Socialiste.

14 Maj 2023, 10:33 Nga A.B
INCIDENT- Përplasje mes komisionerëve në Kombinat, kapet në
Foto ilustruese

TIRANË- Procesi zgjedhor nuk po kalon qetë. Burime për Dosja.al raportojnë se në një prej qendrave të votimit në Kombinat, ka pasur përplasje mes komisionerëve. Një prej tyre është kapur në flagrancë duke fotografuar votat e për këtë shkak ka pasur përplasje mes tyre. Policia ka shoqëruar këtë person.

Ky nuk është rasti i vetëm i përplasjeve në këtë proces. Edhe në Durrës, Dosja.al raportoi se kishte përplasje mes mbështetësve të 'Bashkë Fitojmë' dhe të Partisë Socialiste.

Këto incidente po ndodhin në një kohë kur shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive./Dosja.al

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll