Aktualitet

"Vendoret"/ Votojnë edhe të burgosurit, 84 prej tyre ushtruan të drejtën deri tani

Deri rreth orës 11:45 të 14 majit, 84 të burgosur kanë ushtruar të drejtën e votës.

14 Maj 2023, 12:12 Nga k.m.
"Vendoret"/ Votojnë edhe të burgosurit, 84 prej tyre
Foto ilustruese

TIRANË- Zgjedhjet lokale janë "shtrirë" edhe në ambientet e vuajtjes së dënimit. Deri rreth orës 11:45 të 14 majit, 84 të burgosur kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme. Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll