Aktualitet

“Anëtarë të administratës, presion mbi votuesit”, Jola Hysaj thirrje policisë: Merrni masat

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit që të marrë masat lidhur me incidentet gjatë procesit zgjedhor

14 Maj 2023, 12:22 Nga m.s
“Anëtarë të administratës, presion mbi
Jola Hysaj

TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jola Hysaj, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit që të marrë masat lidhur me incidentet gjatë procesit zgjedhor. Jola Hysaj e cila është njëkohësisht edhe vëzhguese në qendrat e votimit, ka denoncuar rastin e Flamur Gjuzit, punonjës i administratës i cili ka thyer rregullin e Kodit Zgjedhor duke hyrë në sallën e votimit, dhe duke mos pranuar të largohet.

“Rreth orës 7:30 kam ardhur si vëzhguese, pasi sipas kodit nuk kemi të drejtë të futemi dhe të intimidojmë. Gjë që nuk e ka bërë Flamur Gjuzi. Aktualisht ndodhet i ulur brenda zyrës dhe i ulur. Nuk duhet të ishte prezent, por nën petkun e KQZ ai është brenda dhe ka vënë edhe makina brenda shkollës që me imitime te fletës së votimit…

Nuk është një ditë që sekserët të vijnë në ambientet e shkollës, kemi Artur Feton. Di që Balluku ka bërë të kundërtën, ka ngritur një taskforcë për të futur në procesin zgjedhor. Kemi tentuar të gjithë dhe unë vetë jam ballafaquar me Gjuzin duke i thënë se nuk na lejohet të futemi brenda.

Kjo gjë nuk më është dëgjuar. Gjuzi është drejtor i kësaj administrate dhe paguhet nga takspaguesit shqiptarë. Vetë prezenca e këtyre që punojnë është intimiduese dhe bëjnë sekserë të OSHE-së. I bëj thirrje policisë që të marrë masat, të pastrojë oborrin e shkollës. Nëse njoftohet policia”, u shpreh ajo.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll