Aktualitet

Nuk paraqiten komisionerët, nuk nis votimi në Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Selenicë

Pajisjet PEI për të identifikimin biometrik po shfaqin probleme në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë pengesë për ecurinë e procesit deri më tani.

14 Maj 2023, 10:16 Nga m.s
Nuk paraqiten komisionerët, nuk nis votimi në Sarandë, Finiq,
foto ilustruese

SARANDË- Në Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Selenicë nuk ka nisur procesi i votimit që prej orës 07:00. Kjo ka ndodhur për shkak të problemeve me komisionerët, pasi nuk janë paraqitur.

Zgjedhjet vendore në vendin tonë po hasen me një mori problematikash. Pajisjet PEI për të identifikimin biometrik po shfaqin probleme në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë pengesë për ecurinë e procesit deri më tani.

KQZ ka njoftuar se në 531 qendra votimi ka probleme me pajisjen e identifikimit, ndërkohë që 4469 qendra votimi janë plotësisht funksionale. Janë 3.650.550 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë.

 

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll