Politike

Kapi me forcë një person në Maliq, Spaho: Një bandë prej 50 vetash bllokuan procesin, më dolën para 2 gorilla

Spaho denoncon se i dolën para disa persona që nuk e lanë të futej brenda.

14 Maj 2023, 12:33 Nga A.B
Kapi me forcë një person në Maliq, Spaho: Një bandë
Edmond Spaho

MALIQ- Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka zbuluar arsyen e konfliktit brenda qendrës së votimit në Zvezde. Në një lidhje me mediat, Spaho bën të ditur se fillimisht mori njoftimin se një bandë ishte duke bllokuar procesin. Pasi mbërriti në qendrën e votimit, ai thotë se i dolën para disa persona që nuk e lanë të futej brenda.

'Më informuan se një bandë prej 50 vetash e Ilir Kondavinit bllokoi procesin, shkova atje, dy gorilla më dolën para dhe nuk më lejonin të kontaktoja. Ato më zinin rrugën, në këto kushte u detyrova që ti largoj. Dola jashtë, lajmërova Policinë, erdhën aty. Më pas erdhën një tufë tjetër, duke intimiduar mua dhe përfaqësuesit e mi. '

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u konfliktua ditën e sotme me një person brenda qendrës së votimit në Zvezde. Bëhet me dije se Spaho ka tërhequr me forcë për krahu një prej personave që ndodhej brenda qendrës së votimit. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së këtij incidenti. Denoncimi për rastin është bërë nga kandidati i PS-së për bashkinë e Maliqit, Gëzim Topçiu./Dosja.al

edmond spaho zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll