Politike

Gara për Durrësin, Igli Cara: Ka pasur intimidime, ndryshimi do vijë pas 15 Majit

Ai ka deklaruar se së bashku me qytetarët do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur në Durrës.

14 Maj 2023, 12:27 Nga A.B
Gara për Durrësin, Igli Cara: Ka pasur intimidime, ndryshimi do
Igli Cara

DURRËS- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës, Igli Cara ka votuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Në fjalën e tij të rastit para gazetarëve, ai ka deklaruar se së bashku me qytetarët do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur në Durrës.

“Dua me këtë rast të ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme mbi të gjitha për familjet e tyre, për Durrësin dhe për të ardhmen. Mos stepen, por të vijnë të votojnë pavarësisht se shpeshherë kemi dhe momente jo të mira, por unë jam optimist që së bashku me qytetarët do bëjmë atë ndryshimin e shumëpritur në qytetin e Durrësit. Faleminderit me zemër për të gjithë qytetarët e Durrësit që më kanë mbështetur në këtë fushatë dhe unë jam optimist që Durrësi më në fund do t’i kthehet qytetarëve. Data 15 do të jetë data e fitores së madhe”. 

igli cara zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll