Politike

INCIDENTE në Durrës! Largohen nga qendra e votimit personat e paautorizuar, dhunohet një person në qendrën '1430-2'

Kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasit Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialiste.

14 Maj 2023, 12:26 Nga A.B
INCIDENTE në Durrës! Largohen nga qendra e votimit personat e
Policia

DURRËS- Policia ka dhënë sqarime për disa ngjarje që ndodhën sot në dy qendra votimi në Durrës. Sipas njoftimit të Policisë, në komisionin e Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, një person ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.

Ndërkohë një tjetër incident ka ndodhur në një qendër votimin në Spitallë të Durrësit. Mësohet se kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasit Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialist. Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës Markola ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2.

Ndërkohë, policia po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:30, Komisioni i Qendrës së Votimit 1428-2, KZAZ Nr. 24, Durrës, bazuar në urdhrin nr. 62, të datës 03.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, me vendimin numër 13, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar disa shtetas të paautorizuar që qëndronin në këtë Qendër Votimi dhe rrezikonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e vendimit, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi dhe kanë larguar nga ambientet e kësaj Qendre, personat e paautorizuar dhe ata që pengonin zhvillimin e rregullt të procesit të votimit.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.


Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi H. M., i cili ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2, Durrës, e kanë goditur me grushte shtetasit D. B., P. P. dhe N. P.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e këtyre 3 shtetasve.

durres zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll