Politike

Zgjedhjet/ Përplasje në një qendër votimi në Durrës, ndërhyn Policia, qetësohet situata (ME VIDEO)

Shkak për sherrin është bërë komisioneri Flamur Gjuzi. Pas përplasjes, komisionieri ka ikur bashkë me vulën. 

14 Maj 2023, 10:33 Nga k.m.
Zgjedhjet/ Përplasje në një qendër votimi në
Pamje nga Durrësi

DURRËS- Një incident është shënuar në një Qendër Votimi në Durrës, në qendrën e votimit pranë shkollës “Neim Babameto”, mes mbështësve të koalicionit "Bashkë fitojmë" dhe Partisë Socialiste. Shkak për sherrin është bërë komisioneri Flamur Gjuzi. Pas përplasjes, komisionieri ka ikur bashkë me vulën. 

Mbështetësit e koalicionit opozitar raportohet se janë ankuar se po ushtrohet presion nga mazhoranca, për të ndikuar votën e qytetarëve. Sipas opozitës, zyrtarë të administratës, janë ata të cilët po ushtrojnë presion mbi votuesit, ndaj dhe ata kanë ndërhyrë duke larguar punonjësit e administratës të hyjnë në ambientet e shkollës.

Kjo gjë ka sjellë konfliktim mes palëve, ndërsa Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, duke e boshatisur qendrën e votimit nga personat e paautorizuar. 

Në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, aty ku është vendosur edhe një qendër votimi është parë herë pas herë prania e kryetares së Njësisë Administrative të Spitallës, Davide Ndoj. Është e disata herë që Davide Ndoj futet pikërisht në vendet ku votohet, që e cila nuk është e lejueshme. Davide Ndoj sapo sheh gazetarët dhe mediat që e filmojnë ajo largohet menjëherë.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 14 Maj 2023, 09:54 k.m.

Voton edhe Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar sot gjithashtu në Tiranë. Pas votimit ka mbajtur n...