Sport

Ja si duket Maria Sharapova sot! Ish-tenistja ruse ka ndryshuar imazhin e saj…

36-vjeçarja ruse nuk ka më asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me tenisin. Ajo kryesisht merret me investime biznesi në botën e modës dhe bashkëpunon me marka të shumta.

14 Maj 2023, 10:09 Nga DOSJA

Ja si duket Maria Sharapova sot! Ish-tenistja ruse ka ndryshuar imazhin e

ANGLI - Kanë kaluar plot tre vite, që kur Maria Sharapova shijoi “pensionimin” e saj në tenis. Gjatë karrierës së saj, ajo fitoi gjashtë tituj Grand Slam dhe për një kohë ishte tenistja numër një në listën e WTA. Ajo fitoi rreth 300 milionë euro nga turnetë dhe kontratat e sponsorizimit.

Megjithatë, sot 36-vjeçarja ruse nuk ka asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me këtë sport. Ajo kryesisht merret me investime biznesi në botën e modës dhe bashkëpunon me marka të shumta. Ndërkohë, ajo lindi një djalë me biznesmenin britanik Alexander Gilkes në korrik të vitit të kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria Sharapova (@mariasharapova)

Maria Sharapova është ende e njohur në rrjetet sociale, me rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Shumicën e tyre ajo i ka befasuar këndshëm me një imazh të ri, ndryshe nga periudha kur ishte aktive në sport. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria Sharapova (@mariasharapova)

“Ndryshimi” i saj i ri është publikuar nga portale të shumta, duke pyetur lexuesit, nëse e njohin këtë femër ruse. Një nga ndryshimet kryesore është ngjyra e flokëve. Ish-bjondja tashmë është brune…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll