Sport

VIDEO/ Van Basten “u ngjall”! Ai shënoi për të kujtuar holandezin në fitoren e Eintracht

Ishte goli i tretë i shënuar këtë sezon nga mbrojtësi i djathtë portugez, Aurelio Buta, i stërvitur te Benfica

13 Maj 2023, 22:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Van Basten “u ngjall”! Ai shënoi për të

GJERMANI - Eintracht Frankfurt priti dhe fitoi këtë të shtunë ndaj Mainz me rezultatin 3-0, në një ndeshje të xhiros së 32-të të Bundesligës. Aurélio Buta ka shënuar golin e dytë dhe më të bukur të pasdites.

I nisur thellë në rreshtin e djathtë, mbrojtësi i krahut 26-vjeçar, i stërvitur te Benfica, hyri në zonë dhe me topin që kërcente, thuajse pa kënd, gjuajti në shtyllën në anën e kundërt, pa dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të Mainz.

Ishte ky një gol që të kujtonte atë që shënoi Van Basten në Euro'1988, në një ndeshje mes Holandës dhe Bashkimit Sovjetik. Në këtë rast, topi goditi barin para goditjes dhe Aurélio Buta ishte më larg vijës fundore se ish-sulmuesi holandez, por gjithsesi ishte spektakolar. 

Goli i mbrojtësit portugez, për më tepër, jo vetëm që ndihmoi Eintracht Frankfurtin për t'u rikthyer në rrugët e fitoreve dhe për t'iu afruar vendeve të aksesit në kompeticionet evropiane, por edhe përmbylli sezonin më të frytshëm të karrierës së Butës për sa i përket golave.

Ishte i treti në 21 ndeshjet që ai ka luajtur këtë sezon për Eintracht, duke shtuar edhe tre asistime të tjera. Jo keq për sezonin debutues në futbollin gjerman...

Të rikthyer në ndeshjen kundër Mainz-it, Kamada hapi rezultatin me penallti (18'), Buta zgjati epërsinë e Eintracht Frankurt (40') dhe Randal Kolo Muani e mbylli rezultatin (59') në pjesën e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll