Sport

VIDEO/ Leo Messi fishkëllehet nga një pjesë e tifozëve në Parc des Prices...

Pas pezullimit të tij për mungesën në stërvitje, Lionel Messi mori një pritje më shumë se të përzier nga tifozët e PSG në ndeshjen ndaj AC Ajaccios.

13 Maj 2023, 21:53 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi fishkëllehet nga një pjesë e tifozëve

FRANCE - Pas pezullimit të tij për anashkalimin e stërvitjeve për një largim fitimprurës në Arabinë Saudite dhe faljes së tij disi të detyruara, kthimi i Lionel Messit në Parc des Princes kundër AC Ajaccio pritej në mënyrë të pashmangshme.

Siç kishte njoftuar Christophe Galtier, kampioni i botës e filloi si titullar, në një treshe sulmuese të paprecedentë në mbështetje të Kylian Mbappé dhe Hugo Ekitiké. Por Messi mori një pritje mjaft të përzier nga publiku parizien.

Gjatë prezantimit të skuadrave, kur Parc des Princes ishte ende vetëm përgjysmë, disa fishkëllima u dëgjuan nga tribuna. Gjatë nxemjes, ai është parë duke prekur kofshën e tij disa herë. Gjatë përbërjes së skuadrave, fishkëllimat u mbuluan nga spektatorët teksa u shqiptua emri i tij. 

Koncerti i freshëllimave rifilloi kur ai erdhi për të marrë një goditje këndin të parë para tribunës Auteuil. Por një pjesë e madhe e Parc des Princes u përgjigj me duartrokitje. Një qetësim i thjeshtë. Një fillim mjaft i komplikuar i ndeshjes për Messin, pavarësisht një goditjeje të mirë të bllokuar. As goli i Ruizit (22’) nuk e ngrohi humorin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll