Sport

VIDEO/ Tifozët e PSG-së e fishkëlluan, ylli argjentinas Leo Messi i injoron…

Ndeshja e mbrëmshme në “Parc des Prince” ndaj Ajaccios shënoi rikthimin e Lionel Messit në fushë, pas pezullimit të vendosur nga PSG. Pritja e tifozëve ishte me fishkëllima…

14 Maj 2023, 09:33 Nga DOSJA

VIDEO/ Tifozët e PSG-së e fishkëlluan, ylli argjentinas Leo Messi

FRANCE - Lojtarët e PSG-së mposhtën 5-0 Ajaccion dhe iu afruan më tepër titullit, pasi kanë gjashtë pikë më shumë se Lens, me tre ndeshje para fundit, të cilëve u mjafton të fitojnë edhe një ndeshje për të siguruar matematikisht titullin në Ligue 1.

Ky do të ishte titulli i 11-të i PSG-së në historinë e klubit, duke i bërë ata mbajtësit e rekordeve në Francë, pasi aktualisht janë të barabartë me Saint-Etienne dhe Marseille me nga 10 kupa të kampionatit kombëtar secila.

Ndeshja në “Parc des Prince” shënoi rikthimin e Lionel Messit në fushë, pas pezullimit të vendosur nga klubi. Ai kërkoi falje për udhëtimin e tij pa leje drejt Arabisë Saudite, por tifozët nuk ia fallen dhe ndaj Ajaccios tifozët protestuan, duke fishkëlluar në disa raste kur ai kishte në pronësi topin.

Mirëpo, gjatë një rivënie këndi që duhej të ekzekutonte, Messi mori fishkëllima të ashpra nga tribunat. ‘Pleshti’ nuk i kushtoi shumë vëmendje dhe duke dashur t’i injoronte, bëri një mini-show, duke zhongluar me topin teksa u nis drejt këndit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll