Sport

Interi mgjitet në podiumin e Serisë A, falë fitores së tyre kundër Sassuolos…

Interi ka mposhtur Sassuolo (4-2) mbrëmjen e kësaj të shtune, në kuadër të ditës së 35-të të kampionatit. Zikaltrit me 66 pikë, përfitojnë nga gabimi i Lazios për t'u ngjitur në vendin e tretë.

13 Maj 2023, 23:23 Nga DOSJA
Interi mgjitet në podiumin e Serisë A, falë fitores së tyre

ITALI - Me forcën e humbjeve, më herët gjatë ditës, të Atalantës (0-1) në Salernitana dhe Milanit ndaj La Spezias (0-2), dy konkurrentëve të drejtpërdrejtë për kualifikimin në Champions League, Interi e përballoi këtë ndeshje në kushte ideale psikologjike, kundër një kundërshtari, si Sassuolo, i cili ka pak për të luajtur në këtë fazë të sezonit.

Shumë lozonjare nga natyra, verdhezinjtë krijuan rrezik disa herë përpara se Romelu Lukaku të merrte masa. Qendërsulmuesi belg bëri që të flasë fuqia e tij, fillimisht për mbrojtjen e topit me shpinë nga porta, më pas për të gjuajtur nga 20 metra me kthesë (41’), duke shënuar golin e pare.

Kështu, pasi kanë rinovuar vetëm tre lojtarë (Acerbi, Di Marco dhe Mkhitaryan) në formacionin startues ndërmjet ndeshjes së parë të C1 dhe kësaj dite të 35-të të Serisë A, Simone Inzaghi i ofroi vetes luksin për të kryer ndryshimet sa më shpejt.

Fati e bëri pjesën tjetër me Ruan Tressoldi të dobët, duke devijuar goditjet nga Raoul Bellanova (55’) dhe Martinez (58’), të cilët fiksuan rezultatin 3-0. 

Zvogëlimi i dyfishtë i diferencës në tabelën e Sassuolos (63’ dhe 77’) nuk mund të vinte në dyshim fitoren e Interit, pasi Lukaku do të realizonte dopiedën personale (89’), duke fiksuar shifrat në 4-2 për ziklatrit. Mbi të gjitha, me këtë sukses, Interi ka justifikuar fitoren e ndeshjes së pare gjysmëfinale në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll