Sport

Ndihmësi i Mourinhos befasohet, ishte “viktimë” e një vjedhjeje…

Episodi ka ndodhur pas ndeshjes të së enjtes kundër Bayer Leverkusen

14 Maj 2023, 08:57 Nga DOSJA
Ndihmësi i Mourinhos befasohet, ishte “viktimë” e një

ITALI - Salvatore Foti, ndihmësi i José Mourinhos te Roma, ka pasur një surprizë të pakëndshme pas ndeshjes së së enjtes kundër Bayer Leverkusen, për gjysmëfinalen e Europa League. 

Kur tekniku u zgjua të premten dhe shkoi te makina... zbuloi se i kishin vjedhur dy dyer (para dhe mbrapa në anën e shoferit).

Policia italiane po heton situatën dhe për momentin nuk dihet nëse hajdutët/vandalët e dinin se i kujt i ishte automjeti dhe e kishin bërë këtë me qëllim apo e kanë grabitur makinën rastësisht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll