Bota

SHBA: I takon popullit turk të vendosë për të ardhmen e tyre

SHBA nuk do të përfshihet në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

14 Maj 2023, 09:55 Nga f.i
SHBA: I takon popullit turk të vendosë për të ardhmen e tyre
John Kirby

SHBA-Shtëpia e Bardhë vlerësoi “institucionet demokratike” të Turqisë ndërsa vendi po mban sot zgjedhjet parliamentare. Mediat e huaja raportojnë se SHBA nuk do të përfshihet në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

'Ne do t'ia lëmë popullit turk që të vendosë për të ardhmen e tij. Ne padyshim që nuk përfshihemi në bisedimet për zgjedhjet individuale dhe sigurisht nuk do të flasim për kandidatët individualë," -u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. 

"Kjo i takon popullin turk që të vendosë. Dhe përsëri, ka një traditë të demokracisë atje në Turqi, të cilën unë mendoj se ne të gjithë e vlerësojmë," shtoi ai.

Turqit do të zgjedhin një president dhe parlament për një mandat pesë-vjeçar. Për të fituar presidencën në raundin e parë, një kandidat duhet të marrë më shumë se 50 për qind të votave të hedhura. Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën sot, raundi i dytë do të mbahet më 28 maj. Rreth 64 milionë persona janë të regjistruar në listat zgjedhore (nga 85 milionë banorë gjithsej). Prej tyre, 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit. 5.2 milionë të tjerë janë të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë. 

zgjedhjet ne turqi 2023 john kirby

Sondazh

Poll