Bota

Akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhje/ Peskov: Nuk ka asnjë provë

Ai theksoi se nuk ka ende asnjë provë që të vërtetojë pretendimet e tyre, ndërsa theksoi se Rusia do të respektojë çdo vendim të popullit turk.

13 Maj 2023, 21:51 Nga a.l
Akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhje/ Peskov:
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës turke për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Ai theksoi se nuk ka ende asnjë provë që të vërtetojë pretendimet e tyre, ndërsa theksoi se Rusia do të respektojë çdo vendim të popullit turk, shkruan Tass.

“Në përgjithësi, ne jemi shumë të zhgënjyer nga ky pretendim i opozitës turke. Lideri i opozitës thoshte se ai kishte prova për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Ai ende nuk e ka paraqitur atë. Ne kemi besim se ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë sepse në fakt nuk ekziston,” theksoi zyrtari i Kremlinit, duke komentuar deklaratën e Kilicdaroglu për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale turke.

Kiliçdaroglu dje akuzoi Rusinë se ka ndërhyrë në fushatën elektorale të zgjedhjeve që do të zhvillohen nesër, më 14 maj. Politikani 74-vjeçar njoftoi se ka prova konkrete të përgjegjësisë së Rusisë për përhapjen e përmbajtjes "të rreme" në internet. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll