Bota

Qetësi në Lindjen e Mesme/ Izraeli dhe palestinezët bien dakord për armëpushim

Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga sot në orën 22:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale dhe Greqisë.

13 Maj 2023, 21:30 Nga k.m.
Qetësi në Lindjen e Mesme/ Izraeli dhe palestinezët bien dakord
Foto ilustruese

TEL AVIV- Izraeli dhe grupet militante palestineze në rripin e Gazës kanë rënë dakord për një armëpushim, një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Egjipti. Kështu thanë për Reuters dy zyrtarë palestinezë.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga sot në orën 22:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale dhe Greqisë. Pala izraelite nuk ka komentuar deri më tani për këtë marrëveshje armëpushimi.

Kajro u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit.

izrael

Sondazh

Poll