Bota

Zelenskyy: Nuk kam frikë nga një referendum në Krime, por nuk mund të bëhet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nuk ka frikë nga një referendum i mundshëm në Krime, megjithatë u shpreh se është kundër kushtetutës së Ukrainës. 

13 Maj 2023, 21:21 Nga a.l
Zelenskyy: Nuk kam frikë nga një referendum në Krime, por nuk
Intervista

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy nuk ka frikë nga një referendum i mundshëm në Krime, megjithatë u shpreh se është kundër kushtetutës së Ukrainës. 

Janë territoret tona prandaj ne nuk mund të mbajmë një referendum në Krime sepse po flasim për separatizëm i cili është i paligjshëm”, tha Zelensky.

Duke folur për mediat italiane, ai tha se edhe njerëzit të cilët fillimisht mbështetën Rusinë, tashmë janë kundër saj. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan.  I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte mirënjohës për vëmendjen personale të Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve, duke shtuar se folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia, shkruan CNN.  Lideri ukrainas u takua për herë të fundit me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll