Bota

TURQI/ Nis procesi i votimit, ndalohet parashikimi për rezultatet e zgjedhjeve

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 17:00.

14 Maj 2023, 09:41 Nga f.i
TURQI/ Nis procesi i votimit, ndalohet parashikimi për rezultatet e
votimi

TURQI- Ka nisur procesi i votimit në Turqi. Banorët po shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ri dhe anëtarët e parlamentit të ri të vendit. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 17:00. Mediat e huaja raportojnë se parashikimet dhe komentet rreth votimit janë të ndaluara deri në orën 18:00 (13:00 GMT), mediat janë të lira të raportojnë vetëm për rezultatet e zgjedhjeve që vijnë nga e gjithë Turqia nga ora 21:00 (18:00 GMT).

Në fletëvotimet për zgjedhjet presidenciale janë katër kandidatë. Rexhep Tajip Erdogan , 69 vjeç, në pushtet prej 20 vitesh, kandidon për rizgjedhje. Ai është kandidat i Partisë Konservatore Islamike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Rivali i tij kryesor është Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP, socialdemokrate.

Turqit do të zgjedhin një president dhe parlament për një mandat pesë-vjeçar. Për të fituar presidencën në raundin e parë, një kandidat duhet të marrë më shumë se 50 për qind të votave të hedhura. Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën sot, raundi i dytë do të mbahet më 28 maj. Rreth 64 milionë persona janë të regjistruar në listat zgjedhore (nga 85 milionë banorë gjithsej). Prej tyre, 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit. 5.2 milionë të tjerë janë të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë. 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll