Bota

Ç'po ndodh? Lukashenko përfundon befas në spital, Policia bllokon rrugët

Lukashenko u shfaq për herë të fundit në publik më 9 maj, kur mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Moskë së bashku me Vladimir Putin.

14 Maj 2023, 09:15 Nga k.m.
Ç'po ndodh? Lukashenko përfundon befas në spital, Policia
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u shtrua në një spital në Minsk. Lajmin e njoftoi Euroradio Bjelloruse dhe Hayun. Sipas tyre, autokolona që zakonisht ndjek Lukashenkon mbërriti në spital rreth orës 7 të mbrëmjes. Gjatë asaj kohe, afrimi për në spital ishte i mbyllur dhe të gjitha rrugët përreth ishin nën vëzhgim nga roje të armatosura.

Lukashenko u shfaq për herë të fundit në publik më 9 maj, kur mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Moskë së bashku me Vladimir Putin.

Reuters vuri në dukje se Lukashenko dukej "i lodhur dhe tunde këmbët me nervozizëm", madje dhe se krahu i tij i djathtë ishte dukshëm i fashuar dhe ai në përgjithësi dukej se nuk ishte mirë.

Më vonë atë ditë, Lukashenko mori pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Minsk. Megjithatë, ai theu traditën dhe në vend të uniformës ushtarake veshi kostum dhe nuk mbajti fjalim. Dhe në dy javët e fundit ai mori pjesë shumë pak ngjarje. Detaje këto që po shtojnë shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore. 

aleksandër lukashenko bjellorusi

Sondazh

Poll