Bota

Arrestohet 'Mbreti', bashkëpunëtori i ngushtë i djemve të El Chapos, i kishin besuar zonën e Kankunit

Flores Aceves është konsideruar si gjeneratori kryesor i dhunës në Quintana Roo dhe i përkushtuar ndaj vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhvatjeve, të lidhura në nivel kombëtar. Ai është akuzuar dhe si bashkëpunëtor i djemve të Joaquín "El Chapo" Guzmán.

13 Maj 2023, 21:18 Nga F.M
Arrestohet 'Mbreti', bashkëpunëtori i ngushtë i djemve
Héctor Elías Flores Aceves

MEKSIKË- Héctor Elías Flores Aceves, alias "El 15", "Secre", "Pantera" dhe/ose "Rey" (Mbreti), shefi i fraksionit të "Los Chapitos" në qytetin turistik të Kankunit, është vënë në pranga. Mediat vendase shkruajnë se Flores Aceves akuzohet se është autori i sulmeve të shumta që kanë ndodhur në gjashtë muajt e fundit në baret aty pranë në zonën e hoteleve të Kankunit.

Flores Aceves është konsideruar si gjeneratori kryesor i dhunës në Quintana Roo dhe i përkushtuar ndaj vrasjeve, rrëmbimeve dhe zhvatjeve, të lidhura në nivel kombëtar. Ai është akuzuar dhe si bashkëpunëtor i djemve të Joaquín "El Chapo" Guzmán.

Ai ishte vendosur në zonën qendrore të Guamúchil, Sinaloa, ku pas një operacioni, u ndalua nga elementë të Sekretarit të Marinës (SEMAR), Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (FGR) dhe Koordinatorëve Kombëtarë kundër Rrëmbimit (CONASE).

Sipas hetimeve, Héctor Elías Flores Aceves, është personi kryesor përgjegjës për sulme të shumt, por veçanërisht për atë që ndodhi muajin e kaluar që la katër persona të vdekur.

hektor elias flores aceves

Sondazh

Poll