Sport

Kriza te Milani, kuqezinjtë “llogari” para ultrasve. Dëgjohen thirrjet: “Duam 11 luanë!”

Humbja me Spezian nuk është pritur mirë për tifozët e Milanit, të cilët tashmë e shohin veten akoma dhe më larg Championsit për sezonin e ardhshëm.

13 Maj 2023, 21:19 Nga DOSJA

Kriza te Milani, kuqezinjtë “llogari” para ultrasve.

ITALI - Pas fundit të sfidës, Stefano Pioli dhe skuadra e tij kaluan pranë tifozëve ultras të kuqezinjve për të dhënë “llogari” dhe për t’i kërkuar ndjesë pas dy rezultateve zhgënjyese njëra pas tjetrës.

Një nga drejtuesit e Curva Sud i kërkoi Calabrias dhe bashkëlojtarëve të tij një reagim për derbin e së martës kundër Interit. Ndërkohë që skuadra është kthyer më pas në dhomat e zhveshjes, dëgjohen thirrjet “Duam 11 luanë” dhe “Hajde lufto, do të fitosh”.

Kriza te Milani, kuqezinjtë “llogari” para ultrasve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll