Sport

Bundesliga/ Bayern Munich luan ‘tenis’ me Schalke, Union Berlin ngjitet në podium, ndërsa Bochum i largohet zonës së kuqe…

Një javë para përfundimit të Bundesligës bavarezët e Bayernit kryesojnë me Dortmundin që pret një gabim të mundshëm

13 Maj 2023, 18:07 Nga DOSJA
Bundesliga/ Bayern Munich luan ‘tenis’ me Schalke, Union Berlin

GJERMANI - Bayern mposhti Schalken 6-0, në shtëpi, në një ndeshje për raundin e 32-të dhe të parafundit të Bundesligës. Thomas Muller (21') dhe Joshua Kimmich (29') shënuan golat që i dhanë avantazh ekipit bavarez në pjesën e parë. 

Në pjesën e dytë, Gnabry shënoi dy herë në 50' dhe 66', Mathys Tel (80') dhe Noussair Mazraoui (90’+2) e mbyllën ndeshjen me fitoren tenistike 6-0. Ky rezultati e mban Bayern Munich në krye me 68 pikë, katër më shumë se Dortmundi, që pret Borussia M'Gladbach  këtë të shtunë (18:30).

Union Berlin priti Freiburgun, të cilin e mundi me rezultat 4-2 dhe u ngjit në vendin e tretë në renditje, duke lënë poshtë RB Leipzig, që ka një ndeshje më pak.

Eintracht Frankfurt fitoi (3-0) dhe kaloi Mainz në vendin e tetë, në një ndeshje ku Kamada (18’) Buta (40’) dhe Kolo Muani (59’) ishin autorët e golave.

Vlen të përmendet gjithashtu Bochum, i cili mundi Ausburg me rezultatin 3-2 për të mbyllur një seri prej shtatë ndeshjesh pa fitore dhe për t'u larguar nga zona e rënies.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll