Sport

Bojkoti para derbit, ‘Fake News’! Presidenti Gaz Demi drekon me lojtarët e Partizanit...

“Lojtarët e Partizanit nuk kanë dalë në seancën e sotme stërvitore, duke bojkotuar stërvitjen para derbit me Tiranën”, ky ishte lajmi që u përhap me shpejtësi, duke i befasuar të gjithë.

13 Maj 2023, 18:44 Nga DOSJA
Bojkoti para derbit, ‘Fake News’! Presidenti Gaz Demi drekon me

TIRANE - Sipas mediave online raportohej se futbollistët nuk kishin dalë në stërvitje për shkak të rrogave të pamarra prej 3 muajsh. Por, në fakt e vërteta është plotësisht ndryshe. Burime të sigurta pranë kampit të kuq, bëjnë me dije që trajneri Giovanni Colella kishte zgjedhur që dita e sotme te ishte pushim për shkak të javës së ngarkuar.

Duke qenë se seancat stërvitore ishin intensive, trajneri italiani kishte zgjedhur të shtunën për të pushuar lojtarët. Kësisoj nuk ka asgjë të vërtetë sa i takon lajmit të bojkotit para derbit me Tiranën, i cili as më pak dhe as më shumë është një “Fake News”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se presidenti Gaz Demi ka takuar sot lojtarët e Partizanit. Madje kreu i klubit ka preferuar të qëndrojë dhe të drekojë me ta para supersfidës me Tiranën. Si rrallëherë, ai ka qenë pranë lojtarëve duke i motivuar në këtë mënyrë për ndeshjen e së mërkurës.

“Demat e Kuq”, 16 herë kampionë të vendit do të luajnë kundër bardhebluve të Tiranës në “Air Albania”, të mërkurën e 17 majit, në oren 18:30. Ndryshe sa u raportua, atmosfera në kampin e kuq kryeqytetas është pozitive dhe të gjithë janë gati për të dhënë maksimumin e tyre në një sfidë ku luhet i gjithë sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll