Sport

Mësohet skuadra e parë, që sezonin e ardhshëm zbret nga Premier League...

Premier Liga ka luajtur ndeshjet e para të javës së 36-të, ku shumë skuadra kanë luajtur për objektivat e tyre.

13 Maj 2023, 19:14 Nga DOSJA

Mësohet skuadra e parë, që sezonin e ardhshëm zbret nga

ANGLI - Përgjithësisht nuk pati surpriza në ndeshjet e së shtunës, për javën e 36-të të Premier League. Ashtu siç parashikohej, skuadra e “Shenjtorëve” bëhet e para që zbret dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 në “Old Trafford” përballë Wolves, duke rritur shpresat në garën për Champions League. Martial (32’) hapi rezultatin, ndërsa i riu Garnacho (90’+4) firmosi fitoren.

Mësohet skuadra e parë, që sezonin e ardhshëm zbret nga

“Djajtë e Kuq” përfituan dhe nga barazimi 2-2 i Leedsit me Newcastle, të cilët me nga 66 pikë ndajnë vendet 3-4 me golaverazh.

Chelsea ngec në shtëpi përballë Notinghamit në një barazim 2-2, që i bën më shumë punë miqve në garën për mbijetesë. Sterling (51’ dhe 58’) dhe Awoniyi (13’ dhe 62’) ishin autorë golash.

Një fitore të madhe e mori Aston Vila që mundi Totenhemin 2-1, me skuadrën e Unai Emerit, që futet akoma dhe më shumë në garë për një vend në Europë.

Ndërkohë, Southamptoni, u bë skuadra e parë që ra zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Fulhamit dhe vitin tjetër do të luajë në Championship. Ajo ka 24 pikë dhe ze vendin e 20-të. Skuadra e “Shenjëtorëve” ishte pjesë e Premier Leagues që nga sezoni 2012/13.

Mësohet skuadra e parë, që sezonin e ardhshëm zbret nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll