Sport

Real Madridi nis përgatitjet, për t’i hapur vend mesfushorit Jude Bellingham...

Kështu garanton gazeta spanjolle 'As'

13 Maj 2023, 17:45 Nga DOSJA
Real Madridi nis përgatitjet, për t’i hapur vend mesfushorit

SPANJE - Real Madridi ka nisur tashmë negociatat me Borussia Dortmundin për Jude Bellingham, me ‘Po’-në e lojtarit anglez si aset, garanton ‘As’. 

Gazeta spanjole thotë se ‘los blancos’ ranë dakord për kushtet me mesfushorin 19-vjeçar në fund të prillit dhe tani do të përpiqen t’i bindin gjermanët që të ulin 150 milionë eurot e kërkuara. Synimi është të ofrohen 100 milionë €, plus 20 deri 30 mln. € në variabla. 

Në mes të duelit me Man.City në Champions League, Reali pret sot Getafen. Titulli është mirazh, por madrilènët nuk duan të rrëshqasin, sikur të humbin... Barcelona do të kurorëzohet kampione pa luajtur ‘derbin’ katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll