Sport

E pabesueshme! Një tifoz futet në fushë për të kritikuar trajnerin e Newcastle... (VIDEO)

Eddie Howe u befasua nga shfaqja e një tifozi që kishte zbritur nga tribuna dhe kishte hyrë në fushë për të qortuar trajnerin.

13 Maj 2023, 17:17 Nga DOSJA

E pabesueshme! Një tifoz futet në fushë për të

ANGLI - Duhet të ketë gjithmonë një vijë mes amatorit dhe profesionistëve në botën e futbollit. Sot një tifoz që ‘pushtoi’ pankinën e Leeds ka kaluar çdo pengesë. 

Në përfundimin e ndeshjes që u mbyll me rezultatin 2-2, ndërkohë që Newcastle ishte në epërsi deri në minutën e 79-të, një tifoz ka zbritur nga tribuna dhe i është afruar trajnerit Eddie Howe për ta shtyrë atë dhe për t'i thënë diçka.

Tekniku nuk ka ditur si të reagojë ndaj kësaj “surprize”. Shpejt, arbitri i katërt ka thërritur sigurimin e stadiumit, i cilli ka mundur ta largojë sa më shpejt tifozin.

Për fat, 'incidenti' ishte një shtytje e vogël, por mund të kishte qenë shumë më serioze.  Por ky nuk është rasti i parë i këtij lloji në Premier League. Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale është goditur nga një tifoz i Tottenhamit në “White Hart Lane”, gjë që i kushtoi atij një dënim të përjetshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll