Sport

VIDEO/ Djokovic befasohet: "Mourinho, një nga trajnerët më të mëdhenj në histori!"

Trajneri portugez shkoi në “Foro Italico” për të parë ndeshje të tenistit serb. Ata u takuan para dhe pas ndeshjes, kur Mourinho i kërkoi Djokoviçit një autograf

13 Maj 2023, 16:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Djokovic befasohet: "Mourinho, një nga trajnerët më

ITALI - Tenisti serb Novak Djokovic iu ‘dorëzua’ trajnerit të Romës, José Mourinho, i cili ishte në “Foro Itálico” këtë të premte për të parë ndeshjen e raundit të dytë të “Masters 1000” në Romë, në të cilën Djokovic mundi argjentinasin Tomás Etchevarry.

"Unë e kam parë atë më shumë herë në të kaluarën. Ai erdhi për të më parë mua duke luajtur në Londër, veçanërisht në finalet e ATP kur u mbajtën atje dhe ai u stërvit në Angli,"- komentoi tenisti në një konferencë për shtyp.

"Ai është një tifoz i madh i tenisit, sigurisht një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit që kemi jo vetëm sot, por në histori. Jam shumë i kënaqur që ai vjen për të parë ndeshjet e mia. Ai është një person shumë i mirë. Ai ishte gjithmonë shumë i sjellshëm për mua dhe ekipin tim”,- shtoi ai.

Tenisti dhe trajneri u takuan në zonën e pushimit të lojtarëve para ndeshjes dhe në tunelin e dhomës së zhveshjes së fushës sapo mbaroi. Mourinho i kërkoi serbit të firmoste kapelën që kishte veshur.

"Shpresoj se mund t'ia kthej favorin dhe të shkoj të shoh ekipin e tij (Roma) kur ai është duke e stërvitur, e kam bërë ndonjëherë. Ndoshta Real Madridin, kur isha në Madrid shkova ta shoh disa herë. “The Special One” erdhi të më shohë, kështu që jam shumë i lumtur”, tha Djokovic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll