Sport

Gabimi i madh i Man.United! Solskjaer tregon: “Ia ofrova Erling Haaland për 4.5 milionë euro, por ata nuk firmosën me të”

Norvegjezi tregon sesi “Djajtë e Kuq” e lanë t’u ikte nga duart futbollisti i momentit, Erling Haaland

13 Maj 2023, 15:52 Nga DOSJA

Gabimi i madh i Man.United! Solskjaer tregon: “Ia ofrova Erling Haaland

ANGLI - Erling Haaland është bërë brenda pak muajsh rekordmeni më i madhe në historinë e Premier League. Sulmuesi mbërriti te Manchester City verën e kaluar dhe në 47 ndeshje me fanelën e “Qytetarëve” ai tashmë ka 51 gola. Shifrat janë të arritshme për disa të zgjedhur. Nënshkrimi i tij për skuadrën e Pep Guardiolës u bë menjëherë një nga “bombat” e mëdha në treg.

Pasi kishte pluhurosur të gjitha rekordet e mundshme te Dortmund, ku shënoi praktikisht një gol për ndeshje, Haaland mbërriti në Mançester me grupin yjor. Fakti është se, siç zbulon Ole Gunnar Solskjaer, norvegjezi mundi të kishte mbërritur në qytetin anglez disa vite më parë. 

Sigurisht, në skuadrën përballë. Ish-lojtari dhe trajneri i United, i cili ishte trajner i Haaland gjatë kohës së tij në Molde, e kishte paralajmëruar United për xhevahirin që kishte në dorë: "Ai ishte një sulmues i talentuar që ne (duke iu referuar ish-skuadrës së tij) duhet ta kishim".

Pasi ndau atë fazë në Norvegji dhe disa muaj para se t'i bashkohej stafit teknik të United, Solskjaer, sipas The Sun, e ofroi sulmuesin norvegjez te Djajtë e Kuq. "Unë e lajmërova United rreth gjashtë muaj para se të merrja përsipër, por nuk e mora vesh pse nuk reaguan."

Është e vërtetë që shifrat e sulmuesit norvegjez në Molde nuk ishin në nivelin e atyre të pjesës tjetër të karrierës së tij, por shifra me të cilën u vlerësua transferimi ishte qesharake, duke pasur parasysh nivelin që ka arritur numri ‘9’ i Cityt. “Kam kërkuar 4.5 milionë euro për Haaland, por ata nuk firmosën me të”,- thotë Solskjaer.

Gabimi i madh i Man.United! Solskjaer tregon: “Ia ofrova Erling Haaland

Ky vendim mund të jetë një gabim historik për një United, që vazhdon të kërkojë të rifitojë vendin e tij në Premier League, duke parë sesi fqinji i tij ka mbledhur tituj në vitet e fundit. Nga Molde, Haaland fluturoi në Austri për të luajtur për RB Salzburg.  Shifrat e tij në skuadrën e Red Bull filluan të mahnitnin Evropën dhe disa muaj më vonë ai zbarkoi në Dortmund për të thyer të gjitha rekordet.

Në atë kohë, kur norvegjezi filloi aventurën e tij në Bundesligë, Solskjaer ishte tashmë trajneri i parë i United dhe ai provoi sërish transferimin, megjithëse nuk pati fat. Haaland kishte një udhërrëfyes të shënuar, që ai po e përmbushte hap pas hapi derisa u bë sulmuesi më i mirë në botë dhe shkatërroi të gjitha rekordet e Premier League. Ndërsa në njërën pjesë të Mançesterit shijojnë golat e norvegjezit, në tjetrën vazhdojnë të qajnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll