Politike

U la në burg në fund të fushatës elektorale! DËSHMIA e Fredi Belerit brenda gjykatës: Lekët nuk i kisha për të blerë vota

Në seancë, mësohet se ai është shprehur se nuk ka lidhje me paratë e gjetura. 

13 Maj 2023, 13:31 Nga A.B
U la në burg në fund të fushatës elektorale! DËSHMIA e
Fredi Beleri

VLORË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Fredi Beleri u la ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Në seancë, mësohet se ai është shprehur se nuk ka lidhje me paratë e gjetura. 

'Nuk kam lidhje me akuzën, isha me të afërmit e mi, lekët nuk i kisha për të blerë vota'- tha Beleri.

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll