Politike

Çështja Beleri shkon në SPAK/ Avokati: E prisnim një vendim të tillë! Kjo e ka forcuar klientin tim, nesër njerëzit do votojnë për të

Avokati tha se asnjë akuzë që është bërë ndaj klientit të tij nuk është e faktuar. 

13 Maj 2023, 13:28 Nga A.B
Çështja Beleri shkon në SPAK/ Avokati: E prisnim një
Avokati

VLORË-Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se e gjithë çështja ndaj Fredi Belerit është politike dhe e montuar. Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Vlorës, avokati tha se asnjë akuzë që është bërë ndaj klientit të tij nuk është e faktuar. 

'E vlerësuan arrestin në flagrancë të ligjshëm. Brenda 10 ditësh do të bëhet vlefshmëria në SPAK. Nuk u faktua asgjë. Akuzë politikë dhe montim politik. Ai foli, tha këto që them unë. Nuk u provuan asnjë, as ekzistenca e listave. Kjo e ka forcuar më shumë, njerëzit do vijnë njerëzit dhe do e votojnë. Nga gjykata e prisnim që të deklaronte arrestimin. GJKKO do të shprehet brenda 10 ditëve. Po do presim SPAK se çfarë do bëjë.'- tha avokati.

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll