Bota

Zelenskyy mbërrin në Romë/ Zëvendëskryeministri italian: Jemi përkrah popullit ukrainas

Presidenti ukrainas pritet të takohet Kryeministri italian Giorgia Meloni dhe Papën.

13 Maj 2023, 11:05 Nga f.i
Zelenskyy mbërrin në Romë/ Zëvendëskryeministri
Zelenskyy dhe Antonio Tajani

ITALI- Presidenti i ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka arritur në Romë. Zelensky u shoqërua nga aeroporti në Hotel Parco dei Principi në Romë. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti ukrainas pritet të takohet Kryeministri italian Giorgia Meloni dhe Papën.

"Italia mirëpret presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ne ripërtërijmë angazhimin tonë përkrah popullit ukrainas, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë",- u shpreh zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm italian Antonio Tajani. 

Meloni u takua me Zelenskyy në Kiev, pak para përvjetorit të pushtimit të plotë të Rusisë më 24 shkurt 2022. Gjithashtu edhe Papa Françesku, i cili është i etur për paqe, u takua për herë të fundit me udhëheqësin ukrainas në vitin 2020. Kujtojmë se në fund të prillit, duke u kthyer në Romë nga një udhëtim në Hungari, Françesku u tha gazetarëve në aeroplan se Vatikani ishte i përfshirë në një mision paqeje në prapaskenë, por nuk dha detaje. As Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë konfirmuar një iniciativë të tillë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2023, 09:16 m.s

Rënia e madhe e çmimit të gazit

foto ilustruese Çmimi i gazit në Evropë ka rënë në nivelin e çmimit të verës së dy viteve më pa...