Bota

Fatura e "çmendur" tek Nusreti/160 mijë euro vakti për 14 persona, paguan për biftekët e “artë” e verën më të shtrenjtë në botë

Sipas tij, cilësia nuk është kurrë e shtrenjtë

13 Maj 2023, 10:45 Nga m.s
Fatura e "çmendur" tek Nusreti/160 mijë euro vakti
Nusret Gökçe

Emiratet e Bashkuara Arabe- Lajmi për faturën e “kripur” prej 160 mijë eurosh të paguara nga klientët e një restoranti mishngrënës në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili i përket zinxhirit Nur-Set, në pronësi të kasapit turk Nusret Gökçe, u kthye në një nga temat që dominoi rrjetet sociale dhe nxori në pah kuriozitetin se çfarë është në fund të fundit ky biftek i artë. 

Fatura e "çmendur" tek Nusreti/160 mijë euro vakti

Kuzhinieri i është përgjigjur akuzave, duke postuar faturën e kontestuar në llogarinë e tij personale në Instagram, me shënimin se cilësia nuk është kurrë e shtrenjtë (#cilësia nuk është kurrë e shtrenjtë).

Fatura e "çmendur" tek Nusreti/160 mijë euro vakti

 

Fatura e "çmendur" tek Nusreti/160 mijë euro vakti

Fatura prej 160.000 euro ishte për një vakt për 14 persona. Përveç dy biftekëve (të artë) që kushtuan 2400 euro, ata porositën edhe disa nga verërat më të shtrenjta në botë, përkatësisht një Château Margaux, 2 Petrus të vitit 2009 dhe 5 shishe të tjera Petrus. /Dosja.al

nusret gökçe biftek emiratet e bashkuara arabe

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2023, 09:16 m.s

Rënia e madhe e çmimit të gazit

foto ilustruese Çmimi i gazit në Evropë ka rënë në nivelin e çmimit të verës së dy viteve më pa...