Bota

Vladimir Putin kritikon fjalimin e bujshëm të Greta Thunberg, në KB për ndryshimin e klimës

3 Tetor 2019, 14:47 Nga DOSJA
Vladimir Putin kritikon fjalimin e bujshëm të Greta Thunberg, në

MOSKË- Presidenti  rus, Vladimir Putin ka kritikuar fjalimin aktivistes  suedeze 16-vjeçare të mjedisit,  Greta Thunberg në KB për ndryshimin e klimës.

Ndërkohë Putin nuk është i vetmi qeveritar  i cili ka kritikuar fjalimin e Greta Thunberg, pasi Trump dhe Macron janë  dy emra  të tjerë që  nuk e kanë mbështetur adoleshenten suedeze.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë energjetike në Moskë, zoti Putin tha: “Askush nuk i shpjegoi Greta se bota moderne është e ndërlikuar dhe komplekse”.

Kujtojmë që 16-vjeçarja Thunberg,  mbajti një fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork në shtator të këtij viti, teksa miliona njerëz u bashkuan në protestat e grevës klimatike në të gjithë botën.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota  suedeze 16-vjeçare greta thunberg macron trump vladimir putin  suedeze 16-vjeçare greta thunberg macron trump vladimir putin

Sondazh

Poll